Overview
Farmaciste Jobs in Tirana, Tirana, Albania at eVita shpk
Title: Farmaciste
Company: eVita shpk
Location: Tirana, Tirana, Albania
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:
Farmaciste në depo
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës mbi procedurën e importit dhe zhdoganimit;
- Përgjegjës për ndjekjen e stokut të barnave të rimbursueshme;
- Kujdeset për vazhdimësinë e kontratës me FSDKSH, përgjegjës mbi deklarimet mujore që bëhen pranë këtij institucioni;
- Përgjegjës për hedhjen në sistemin financiar të porosive të blerjes;
- Përgjegjës mbi inspektimin që realizohet nga ana e AKBPM pas çdo importi të barnave;
- Përgjegjës mbi marrjen dhe verifikimin e pullave dhe kontrollin e tyre, njoftimin e departamenteve përkatëse;
- Dërgon raporte ditore e mujore tek drejtuesi teknik dhe supervizori,etj;
Kriteret e pozicionit:
- Diplomuar në degën Farmaci;
- Duhet të jetë I pajisur me Licensë të Ushtrimit të Profesionit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Office;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira bindëse dhe negociuese;
Adresa e punës:
Autostrada Tr-Dr Km.6
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:[email protected]
Afati i aplikimit: 20/09/2026
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore për të zhvilluar intervistë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.